Email the Author
You can use this page to email Tanush Shaska about Kalkulus me Gjeometri Analitike.
About the Book
Kalkulusi (Latinisht (Calculus): gur, një gur i vogël përdorur për numërim) është një disiplinë në matematikë e përqëndruar në limitet, funksionet, derivatet, integralet, seritë e pafundme, funksionet me disa ndryshore, funksionet vektorialë, maksimumet dhe minimumet e funksioneve në bashkësi të mbyllura, integralet vijëpërkulur dhe integralet sipërfaqsorë, etj. Kjo lëndë përbën një pjesë të madhe të matematikës së arsimit universitar modern. Ajo ka dy degë kryesore, kalkulusin diferencial dhe atë integral, të cilat janë të lidhura nga Teorema Themelore e Kalkulusit. Kalkulusi është studimi i ndryshimit, në të njëjtën mënyrë që gjeometria është studimi i formës dhe algjebra studimi i operacioneve dhe zbatimi i tyre për zgjidhjen e ekuacioneve.
Kalkulusi është një portë hyrëse tek kurse të tjera më të avancuara në matematikë si Ekuacionet Diferenciale, Analiza Matematike, Analiza Numerike, Gjeometria Algjebrike, etj, por edhe tek kurset e para të Statistikës, Fizikës, Inxhinierisë, Biostatistikës, etj. Kalkulusi ka aplikime të shumta në shkencë, ekonomi, dhe inxhinieri dhe mund të zgjidhë shumë probleme për të cilat vetëm algjebra është e pamjaftueshme.