Email the Author
You can use this page to email Tanush Shaska about Algjebra Lineare.
About the Book
Ky libër është versioni elektronic i botimit të parë të Algjebrës Lineare [139] botuar në Shqip në 2009. Ishte pikërisht botimi i këtij libri që nisi vazhdën e botimeve të tjera në gjuhën Shqipe si [120]. Këto tekste përbëjnë bazën kryesore të formimit matematik për studentët e shkencave natyrore dhe shumicës së degëve të inxhinjerisë për të vazhduar me tekstet më speciale për studentët e matematikës si [141], [117].
Eshtë një kordinim i metodave llogaritëse dhe atyre teorike për të dhënë tek lexuesi një ide mbi aspektet teorike të algjebrës lineare dhe zbatimeve të saj në fushat e tjera. Rëndësi i është kushtuar pjesës algoritmike për t’u dhënë studentëve një shije të implementimit të disa prej këtyre metodave. Ne kemi qënë mjaft të kursyer në zgjedhjen e temave që u përfshin në këtë tekst për vete faktin se ky libër është shkruar me synimin që do të përdoret vetëm gjatë një semestri.
Unë nuk pretendoj origjinalitetin e asnjë prej rezultateve të këtij libri, po është e pamundur të përmendësh pas çdo rezultati autorin origjinal. Megjithatë, unë nxitoj të marr mbi vete çdo gabim që ky libër mund të ketë, pasi këto janë gabime të miat dhe në asnjë mënyrë të autorëve origjinalë. Të gjitha vërejtjet e korrigjimet janë të mirëpritura e ndoshta do të më ndihmojnë në përgatitjen e një botimi të dytë në të ardhmen.
Këto leksione janë shkruar kryesisht për studentët e vitit të parë e të dytë të universitetit për degët e matematikës, informatikës dhe inxhinierisë. Fillimet e tyre i kanë në vitin 2001-2003 kur unë dhashë disa herë rresht lëndën e algjebrës lineare në University of California-Irvine. Në vitin 2004 u botua i pari version i këtij libri në anglisht, i cili është përdorur si tekst në University of Idaho dhe Oakland University.
Algjebra lineare është një nga degët më klasike dhe më të bukura të matematikës. Bazat e saj janë një gërshetim i metodave dhe problemeve të gjeometrisë analitike dhe algjebrës. Disa interpretime të problemeve të tilla mund të gjendet në [104]. Në një botim të ardhshëm të këtij libri ne synojmë një përqasje më historike të subjektit dhe një gërshetim më të mirë me gjeometrine analitike.