
101 Problema Programimi
101 Problema Programimi
Të Zgjedhura Dhe Të Zgjidhura
Rreth Librit
Ky libër është për fillestarët në programim, qofshin nxënës të shkollës 9-vjeçare ose të shkollës së mesme, apo të tjerë të çdo moshe. Konceptet e programimit mësohen hap pas hapi, nëpërmjet zgjidhjes së ushtrimeve dhe problemave, të cilat fillojnë shumë të thjeshta dhe vijnë gradualisht duke u bërë më interesante.
Në fakt, synimi i këtij libri është që ti aftësojë lexuesit në zgjidhjen e problemave të programimit, dhe jo që tju mësojë ndonjë gjuhë të veçantë programimi. Gjuha e programimit mësohet vetvetiu si një mjet i nevojshëm për të shprehur zgjidhjen e problemit. Kështu që mësimi i veçorive të gjuhës së programimit nuk do të jetë shterues, do të mësojmë vetëm aq sa na duhet.
Po ashtu, edhe mësimi i teknikave algoritmike nuk do të jetë shterues, do të mësohen vetëm ato që na duhen për problemat përkatëse. Kurse vetë problemat mund të jenë shpeshherë sfiduese dhe të kërkojnë disa njohuri matematike dhe aftësi të forta llogjike për tu zgjidhur. Në fakt, shumica e këtyre problemave janë marrë prej olimpiadave të programimit që zhvillohen online, dhe shpresoj se do të jenë zbavitëse, por njëkohësisht edhe do ti ndihmojnë studentët që të aftësohen për të konkuruar në këto olimpiada. Ose të paktën do ti ndihmojnë në hapat e para në këtë drejtim.
Gjuha e përdorur për zgjidhjen e problemave është Python (ose më saktë Python3), si një gjuhë e thjeshtë për fillestarët, me aftësi shprehëse të fuqishme, e një niveli pak më të lartë se gjuhët e tjera të nivelit të lartë, por edhe që përdoret gjerësisht në praktikë, në çdo fushë të programimit, duke përfshirë aplikacionet dekstop, aplikacionet shkencore, aplikacionet web, inteligjencën artificiale, robotikën, etj.
Garancia 60 Ditore e 100% Kënaqësisë nga Leanpub
Brenda 60 ditëve nga blerja mund të merrni një rimbursim 100% për çdo blerje në Leanpub, me vetëm dy klikime.
Tani, teknikisht kjo është e rrezikshme për ne, pasi ju do të keni skedarët e librit ose të kursit sidoqoftë. Por ne jemi aq të sigurt në produktet dhe shërbimet tona, dhe tek autorët dhe lexuesit tanë, sa që jemi të lumtur të ofrojmë një garanci të plotë kthimi të parave për gjithçka që shesim.
Ju mund ta zbuloni se sa i mirë është diçka vetëm duke e provuar, dhe për shkak të garancisë sonë 100% të kthimit të parave, praktikisht nuk ka asnjë rrezik për ta bërë këtë!
Pra, nuk ka arsye për të mos klikuar butonin Shto në Shportë, apo jo?
Shihni kushtet e plota...
Fitoni $8 për një Blerje prej $10, dhe $16 për një Blerje prej $20
Ne paguajmë 80% të honorareve për blerjet $7.99 ose më shumë, dhe 80% të honorareve minus një tarifë fikse prej 50 centë për blerjet midis $0.99 dhe $7.98. Ju fitoni $8 për një shitje prej $10, dhe $16 për një shitje prej $20. Kështu, nëse ne shesim 5000 kopje të pakthyeshme të librit tuaj për $20, ju do të fitoni $80,000.
(Po, disa autorë tashmë kanë fituar shumë më tepër se kaq në Leanpub.)
Në fakt, autorët kanë fituarmbi $14 milionë duke shkruar, publikuar dhe shitur në Leanpub.
Mëso më shumë rreth shkrimit në Leanpub
Përditësime Falas. Pa DRM.
Nëse blini një libër në Leanpub, merrni përditësime falas për aq kohë sa autori përditëson librin! Shumë autorë përdorin Leanpub për të botuar librat e tyre gjatë procesit të shkrimit. Të gjithë lexuesit marrin përditësime falas, pavarësisht se kur e kanë blerë librin ose sa kanë paguar (përfshirë falas).
Shumica e librave në Leanpub janë të disponueshëm në PDF (për kompjutera) dhe EPUB (për telefona, tableta dhe Kindle). Formatet që përfshin një libër tregohen në këndin e sipërm djathtas të kësaj faqe.
Së fundmi, librat e Leanpub nuk kanë asnjë marrëzi të mbrojtjes së kopjimit DRM, kështu që mund t'i lexoni lehtësisht në çdo pajisje të mbështetur.
Mësoni më shumë rreth formateve të librave elektronikë të Leanpub dhe ku t'i lexoni ato