Referenca e funksioneve/urdhërave të përdorura

## array()

Krijimi i një vargu, gjegjësisht matrice. Në versionet e reja të PHP mund të shkruhet edhe si [ ].

checkdate()

Verifikon nëse data është valide.

Kthen TRUE nëse është valide, FALSE në të kundërtën.

1 <?php
2 var_dump(checkdate(2, 29, 2001));
3 ?>

date()

Formatimi i datës.

1 <?php
2 echo "<p>Sot eshte data: ".date("d.m.Y")."</p>";
3 ?>

die()

Ndërprerja e ekzekutimit të programit, po apo pa raportim.

Teksti i raportit vendoset si argument i funksionit.

1 die("Nuk keni te drejte ta vizitoni kete faqe!")

echo

E “printon” një tekst, numër, vlerë të variablës.

error_log()

error_reporting()

Nëpërmes këtij funksioni përcaktojmë se cilat kategori të gabimeve të shfaqen në Web faqe.

  • error_reporting(0) - Nuk do të raportohet asnjë gabim.
  • error_reporting(E_ALL) - Do të raportohen të gjitha gabimet.
  • error_reporting(E_ERROR | E_WARNING | E_PARSE) - do të raportohen vetëm kategoritë e cekura.
  • error_reporting(E_ALL & ~E_NOTICE) - do të raportohen të gjitha përveç ato të kategorisë “notice”.

exit()

E ndërpren ekzekutimin e skriptës.

extract()

filter_var()

Bën pastrimit dhe validimin e inputit.

floatval()

for

Formon strukturë ciklike, gjegjësisht iteracione. Kjo mundëson përsëritjen e ekzekutimit të një blloku të kodit.

header()

Dërgimi i një HTTP request.

if...else

Degëzimi i programit, varësisht prej asaj a është plotësuar ndonjë kusht.

ignore_user_abort()

ini_set()

intval()

Konvertimi i një vlere numerike në numër të plotë (integer). Përveç të tjerash, i dobishëm për “pastrimin” e inputit, në rastet kur vlera e pritur është integer.

isset()

Verifikon nëse ekziston një variabël.

mktime()

Si rezultat jep UNIX timestamp, në bazë të parametrave të dhënë.

1 <?php
2 date_default_timezone_set('UTC');
3 echo "<p>".date("d.m.Y h:i:s", mktime(19, 45, 12, 3, 8, 2012, 0))."</p>";
4 echo "<p>".date("d.m.Y h:i:s", mktime(19, 45, 12, 3, 8, 2012, 1))."</p>";
5 ?>

Ora, Minutat, Sekondat, Muaji, Dita, Viti, Koha_verore

Koha verore = 1

nl2br()

Konvertimi i new line ne br, që mundëson paraqitjen në HTML të rreshtave të rinj të textarea.

phpinfo()

Informata gjithpërfshirëse mbi ambientin e serverit.

print_r()

1 <?php
2 $ditet = array("E hënë", "E martë", "E mërkurë", "E enjte", "E premte", "E shtun\
3 ë", "E diel");
4 print_r ($ditet);
5 ?>

Prezanton të dhënat mbi një variabël në formë të lexueshme.

session_start()

Fillimi i një sesioni të ri, apo vazhdimi i një sesioni të nisur.

setcookie()

Krijimi i një cookie.

strip_tags()

Eliminon HTML tagat nga inputi, në tërësi apo në mënyrë selektive, varësisht nga opsionet e përdorura.

strlen()

Tregon numrin e shkronjave të një teksti.

1 <?php
2 $emri = "Innovation Centre Kosovo";
3 echo "<p>".$emri." ka ".strlen($emri)."shkronja.</p>";
4 ?>

strval()

substr()

Shkëput një pjesë të tekstit.

time()

E tregon kohën aktuale të matur si numër sekondash nga fillimin i UNIX Epokës (January 1 1970 00:00:00 GMT)

Shembull:

1 <?php
2 $javatjeter = time() + (7 * 24 * 60 * 60);
3 echo "<p>Tash:   ". time()."</p>";
4 echo '<p>Tash:   '. date('d.m.Y')."</p>";
5 echo '<p>Pas 1 jave: '. date('d.m.Y', $javatjeter)."</p>";
6 ?>

Koha aktuale + (7 ditë * 24 orë * 60 minuta * 60 sekonda)

trim()

Eliminon whitespace nga inputi.

urlencode()

E bën tekstin të përshtatshëm për t’u bartur në URL, duke eliminuar problemet me shenjat speciale.

var_dump()

Tregon përmbajtjen e një variabli apo vargu. I dobishëm gjatë debugging.

1 <?php
2 $ditet = array("E hënë", "E martë", "E mërkurë", "E enjte", "E premte", "E shtun\
3 ë", "E diel");
4 var_dump ($ditet);
5 ?>

Paraqet informata të strukturuara mbi variablat, duke përfshirë tipin dhe vlerën.

Matricat dhe objektet shqyrtohen në mënyrë rekurzive.