GET
Karakteristikë e metodës GET është se të dhënat që duhet të barten në faqen tjetër, i bashkangjiten URL-së së asaj faqeje tjetër.
Kjo bëhet duke ia shtuar linkut një query string, në të cilin do t’i rendisim variablat dhe vlerat e tyre përkatëse.
Psh. nëse dëshirojmë ta përcjellim vlerën e ID-së së një lajmi të kërkuar në një portal, atëherë query string do ta ketë këtë formë:
?id=5
duke e bërë linkun të duket kështu:
1 http://localhost/lajmet.php?id=5
Nëse dëshirojmë të përcjellim më shumë variabla, ato i bashkangjesim me &:
1 http://localhost/lajmet.php?id=5&category=2
me çka po specifikojmë se e kërkojmë lajmin numër 5 në kategorinë numër 2.
Kufizim i metodës GET është gjatësia e tekstit që mund të bartet, sepse address bar i browserit lejon vendosjen e një numri të kufizuar të karaktereve. Më shumë se 2000 karaktere do të shkaktojnë probleme në shumicën e browserëve.
Problem tjetër me GET është fakti se tekstet që përmbajnë karaktere me kuptim special për browserin mund të shkaktojnë probleme, duke e bërë URL-në e tillë të papërdorshme.
Karakteret e lejuara në URL janë:
1 ABCDEFGHIJKLMNOPQRSTUVWXYZabcdefghijklmnopqrstuvwxyz0123456789-._~:/?#[]@!$&'()*\
2 +,;=
Të gjitha karakteret tjera duhet paraprakisht të enkodohen me urlencode(), për të mos shkaktuar “keqkuptim” nga ana e browserit.
Pra, në përgjithësi, me metodën GET nuk është i mundur dërgimi në skriptën tjetër i një sasie të madhe të tekstit, plus problemet me karakteret speciale të paenkoduara.