MySQL

MySQL është server për databaza relacionale i cili në radhë të parë përdoret për Web databaza, në të cilat mbështeten aplikacionet dinamike. Përveç versioneve komerciale (MySQL Enterprise Edition, MySQL Cluster), ofrohet edhe versioni pa pagesë MySQL nën emërtimin MySQL Community Server (). MySQL ka përhapje të gjerë dhe është në ofertën standarde të të gjitha kompanive të hostingut. Përdoret nga firma si: Yahoo! Finance, MP3.com, Motorola, NASA, Silicon Graphics, Texas Instruments, etj.

MySQL përdor standarde të hapura siç janë ANSI SQL 99, për të komunikuar me databaza nëpërmes gjuhës SQL (Structured Query Language). Ky standard mundëson selektimin, futjen, përditësimin dhe fshirjen e të dhënave nga databaza.

MySQL përdoret në shumë sisteme operative, siç janë: Linux, Windows, Mac OS X, BSD dhe varianta të ndryshme të UNIX.

Në kuadër të aplikacionit ofrohet edhe klienti për rreshtin komandues interaktiv, i cili mundëson komunikim në me serverin. Përveç kësaj, MySQL ofron edhe metoda të tjera të qasjes në databazë, si p.sh. nëpërmes Web-it (phpMyAdmin), apo programit aplikativ MySQL Workbench (GUI Tool).

MySQL u mundëson gjuhëve të ndryshme programuese t’i qasen databazës, ku mund t’i numërojmë: PHP, Python, Perl, C, C++, C#, Java, etj.