Tipet e të dhënave
Janë 4 kategori të veçanta të tipeve të të dhënave në Go:
- Tipet bazike (Basic Types)
- Tipet agregate (Aggregate Types) - vargjejt (arrays) dhe strukturat (structs)
- Tipet referenciale (Reference Types) - Treguesit (pointers) dhe slices
- Tipet interface (Interface Types) - Interfejsat standard
- Tipet bazike të integruara në Go
Go përdor tipet bazike të integruara si vijon:
- Një tip logjik (boolean): bool.
- 11 tipe numerike: int8, uint8, int16, uint16, int32, uint32, int64, uint64, int, uint, dhe uintptr.
- Dy tipe numerike me presje dhjetore: float32 dhe float64.
- Dy tipe numerike komplekse: complex64 dhe complex128.
- Një tip tekstual: string.
Këto tipe mund të përdoren drejtpërsëdrejti në kod, pa pasur nevojë të importohet ndonjë pako.
Tipet numerike përfshijnë numrat e plotë, numrat me presje dhjetore dhe numrat kompleks.