Package fmt
Marrë nga https://golang.org/pkg/fmt/
Të përgjithshme:
- %v - vlera në formatin standard. Gjatë printimit të strukteve, shenja plus para v (%+v) i paraqet edhe emrat e fushave
- %#v - Vlera.
- %T - Tipi i vlerës.
- %% - Shenja e përqindjes, nuk konsumon vlerë.
Boolean:
- %t - Fjala true ose false.
Numrat e plotë:
- %b - Baza 2, numra binarë (0 deri 1).
- %c - Karakteri sipas Unicode kod pointit korrespondues. fmt.Printf(“%c”, 1234) shfaq Ӓ.
- %d - Baza 10, numrat decimalë (0 deri 9).
- %o - Baza 8, numrat oktalë (0 deri 7).
- %q - Unicode karakteri i futur brenda apostrofave. fmt.Printf(“%q”, 1234) shfaq ‘Ӓ’.
- %x - Baza 16, numra heksadecimalë (0-F). Shkronja të vogla (a-f).
- %X - Baza 16, numra heksadecimalë (0-F). Shkronja të mëdha (A-F).
- %U - Formati i Unicode. fmt.Printf(“%U”, 1234) shfaq U+04D2.
Numrat me presje dhjetore dhe kompleksë:
- %b - Notacion shkencor pa decimale me eksponent të 2 në fuqi, p.sh. -123456p-78.
- %e - Notacion shkencor, p.sh. -1.234456e+78
- %E - Notacion shkencor, p.sh. -1.234456E+78
- %f - Numër me presje dhjetore, por pa eksponent, p.sh. 123.456
- %F - Sinonim i %f
- %g - %e për eksponentë të mëdhenj, %f përndryshe.
- %G - %E për eksponentë të mëdhenj, %F përndryshe.
Stringjet dhe bajt segmentet (slice):
- %s - Bajtë të painterpretuar të një stringu apo segmenti.
- %q - String u futur brenda thonjëzave.
- %x - Baza 16, shkronja të vogla, dy karaktere për bajt.
- %X - Baza 16, shkronja të mëdha, dy karaktere për bajt.
Segmentet:
- %p - Adresa e elementit me indeks 0 në notacionin me bazën 16, me 0x paraprijëse.
Pointer:
- %p - Notacion me bazën 16, me 0x paraprijëse.
- %b, %d, %o, %x dhe %X punojnë edhe me pointerë, duke e formatuar vlerën njëjtë sikur të ishte numër i plotë.
Formati standard për %v është:
- bool: %t
- int, int8 etc.: %d
- uint, uint8 etj.:** %d**, %#x nëse printohet me %#v
- float32, complex64, etj.: %g
- string: %s
- chan: %p
- pointer: %p